Legjenda
Info: Per perdorimin e hartes duhet te klikoni mbi piken
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës
Klikoni këtu për versionin me të madh te hartës

Skeda permbledhese e Projektit RDP

Projekti nderhyn ne Rajonin e Zadrimes, Qarku Shkoder e Lezhe, Bashkia Vau Dejes, Komunat Bushat, Guri i Zi, Hajmel, Blinisht e Dajç, anetare te Shoqates Nderkomunalja e Zadrimes.

Titulli i Projektit: Trashegimia kulturore dhe natyrore per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne Zadrime.

Autoriteti Kontraktor: Qarku Shkoder

Partneret Lokale:Bashkia Vau Dejes, Nderkomunalja e Zadrimes, subjekt i krijuar midis Bashkise Vau i Dejes si edhe Komunave Bushat, Hajmel, Blinisht e Dajç, Komuna Guri i Zi, Qarku Shkoder e Lezhe, Shoqata COSPE, Qendra e Gruas “Hapa te Lehte”, Shoqata Sarda, Rupa Guest House & Camping Sit.

Donatore: Bashkepunimi Austriak dhe Zviceran per Zhvillim, Programi Rajonal Shkoder-Lezhe

Objektivi i pergjithshem i projektit eshte te nxise nje qasje rajonale per zhvillimin e qendrueshem, te bazuar ne parimet e kohezionit social dhe territorial, qendrueshmerine e mjedisit, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashegimise kulturore.

Objektivi specifiki projektit eshte zhvillimi i turizmit te qendrueshem ne nen-rajonin e Zadrimes, duke u fokusuar ne vlerat e saj kulturore, natyrore dhe produktet e saj tradicionale.



Rezultatet dhe aktivitetet e parashikuara:

Institucionet e Zadrimes, shoqatat dhe ndermarrjet private jane te pajisura me mjete themelore strategjike per zhvillimin e turizmit te qendrueshem

a) realizimi i nje harte dixhitale me pjesemarrjen e te 6 komunave perfituese, per vlerat natyrore, kulturore, te burimeve dhe te aktoreve te turizmit, duke percaktuar te gjitha atraksionet turistike per zhvillimin e turizmit. b) krijimin e turik eko-kulturor per te gjithe territorin e Zadrimes, per krijimin e nje destinacioni turistik kombetar dhe nderkombetar, si edhe sigurimi i nje pakete baze per vizitoret me te gjitha te dhenat e nevojshme.

2) Tre produkte strategjike te gatshme per tregun e turizmit


a) Lundrimi nepermjet historise dhe natyres: Zhvillimi i rrjetit eko-kulturor ne Liqenin e Vaut te Dejes
b) Zadrima ne kembet e tua: krijimi i nje itinerari turistik ne Malin e Shites, Hajmel
c) ArtiZanave: Grate artizane per grate, krijimi i Laboratorit per grate ne Komunen Guri i Zi, organizimi i tij per produkte tradicionale, realizimi i nje panari per produktet e realizuara.

3) Ndergjegjesimi per trashegimine natyrore dhe kulturore dhe qytetaria aktive do te ngrihen ne nje stad me te larte.

a) Zadrima te dua te miren!, fushate ndergjegjesimi per vleresimin e trashegimise kulturore dhe natyrore qe do te realizohen nepermjet nje konkursi fotografik.
b) Zadrima te dua te paster! Qytetaria aktive per te mbajtur paster territorin, i cili konsiston ne nje aktivitet pastrimi ne disa fshatra te perzgjdhur te Zadrimes, me pjesemarrjen e shkollave, institucioneve, si edhe mobilizimin e te gjithe komunitetit.

Klikoni këtu për të marr te gjitha hartat në madhësine origjinale
Klikoni këtu për të marr te gjitha Itineraret eko-kulturore/ Click here to download all eco-cultural itinerary

Harta GIS me Pjesemarrje, per burimet dhe atraksionet natyrore e kulturore per zhvillimin e turizmit, Rajoni i Zadrimes, Shqiperia e Veriut

Projekti "Trashegimia kulturore dhe natyrore per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne Zadrime".

Per pergatitjen e Hartes GIS me pjesemarrje, ne nivel te gjashte komunave perfituese, u krijua fillimisht nje grup pune me pjesemarrjen e punonjesve te njesive te qeverisjes vendore: Vau Dejes, Bushat, Hajmel, Guri i Zi, Blinisht e Dajç, me animatore, me persona lider te komunitetit, intelektuale e mesues te shkollave te Zadrimes. Se bashku me ta, u perpilua Lista e Burimeve dhe atraksioneve e ndare ne gjashte kategori sipas standarteve te percaktuar nga UNESCO:
- Burime natyrore
- Burime kulturore materiale
- Burime kulturore jomateriale
- Atraksione natyrore
- Atraksione kulturore materiale
- Atraksione kulturore jomateriale
Per secilen nga pikat e percaktuara me interes nga grupi i punes, u hartua nje skede standarte e veçante, e cila permban kete informacion: emrin, vendodhjen, pronesine, gjendjen aktuale, akesin, potencialin turistik, pershkrimin, legjislacionin, si edhe foto. Ky model harte eshte realizuar ne baze te eskperiencave, qe Shoqata Italiane COSPE ka zbatuar ne vende te tjera si ne Argjentine, Kube, Brazil, Nikaragua, etj. I gjithe materiali i mbledhur nga burime te ndryshme, nepermjet grupit te punes, eshte perpunuar nga nje ekspert ne GIS, i cili nepermjet nje databaze te programuar ka futur te gjitha te dhenat e mbledhura, duke prodhuar harta tematike, qe ndodhen ne kete web site te Bashkise Vau Dejes, si lider i Projektit, dhe qe jane interaktive si edhe te aksesueshme nga te gjithe ata qe do te duan te mesojne me shume per Rajonin e Zadrimes, vetem duke klikuar mbi harte, sipas kategorive te ndryshme, ne pikat qe permbajne informacionin e duhur se bashku me fotot. Ky dokument eshte mbeshtetur financiarisht nga Programi i Zhvillimit Rajonal-Veriu i Shqiperise, nepermjet Bashkepunimit Austriak per Zhvillim dhe Bashkepunimit Zviceran per Zhvillim (Donatoret), me autoritet kontraktues Qarkun Shkoder. (Nentor 2013-Janar 2015)